Drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”: Libri nuk ka pasur shitje, por është lexuar më shumë se në kohë të zakonshme

23 Prill 2020 | 18:59

23 Prilli njihet ndryshe si “Dita Ndërkombëtare e Librit”.  Por, këtë vit, edhe kjo ditë nuk ka prodhuar ato takimet e zakonshme të ekspertëve që  japin mesazhe për të lexuar sa më shumë libra. Por si po e përjeton tregu i librave këtë pandemi? Për këtë çështje foli në “Ilva Now” drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj.

Ajo tha se pavarësisht se librat nuk kanë pasur shitje, ajo që është e mirë është se njerëzit kanë lexuar dhe shfletuar libra më shumë se në kohë të zakonshme.

“Në fakt edhe sot kam bërë videon e radhës edhe iu kam thënë : Gëzuar Ditën e Librit. Ne gëzojmë çdo ditë,  lexuesit janë të shumtë.  Unë jam bërë shumë optimiste këto ditë. Është shumë e çuditshme se sa shumë lexues ka. Njerëz që thonë: unë e kam lexuar këtë libër dhe më ka dhënë këtë kënaqësi.  Në këto momente krize, do të mendojmë edhe për të nesërmen, që duket e pasigurt. Ka një moment që është moment reflektimi, qoftë edhe për jetën tonë. Jeta ndryshon. Duhet të mendojmë pozitivisht. Ka ndodhur dhe kjo gjë që është përdorur si dekor. Është dekor I mirë. Tani për atë se sa është  lexuar. Unë mendoj se është lexuar më shumë se në kohë  të zakonshëm. Kuptohet se libri nuk është se është shitur, por është lexuar”, tha ajo.

Drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj” foli edhe për kritikën që i ka adresuar aktorit Ermal Mamaqi, i cili me anë të një video  bëri thirrje dhe ftoi shqiptarët që të mos  lexojnë romane. Ajo tha se kjo thirrje, e bërë nga një aktor që ka shumë ndjekës  në rrjetet sociale, krijon një kulturë negative në lidhje me librin.

“Kur e pashë videon, nuk po ju besoja veshëve. Për Ermalin është shprehimisht e qartë se “romanet janë budallallëqe, lexoni libra si të behësh i pasur”, tha ajo.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021