‘PD të shkëputet nga e shkuara’, Kadilli: Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën po gënjejmë veten
Fatbardh Kadilli ish-anëtar i Kryesisë së PD-së në fjalimi e mbajtur në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha deklaroi se demokratët duhet të shkëputen nga e shkuara.
Ai tha se ky Kuvend nuk duhet të shërbejë vetëm për zëvendësimin e Bashës me Berishën, por për një vizion të ri të partisë më të madhe në opozitë.
Të shkruash në statut se kryetari humbës duhet të largohet është vetëm një gjë e shkruar në letër. Vetëm nëse besojmë vërtetë në këtë parim, atëherë do kemi një PD tjetër. Kjo është prova e vërtetë. Prova për të treguar se statuti nuk është letër, por gjë e shenjtë mbi këdo. Sfida e vërtetë e kuvendit është që edhe Berisha nuk mund të jetë mbi këtë parim. Rregulli duhet të nisë të zbatohet mbi Bashën dhe Berishën. Vetëm nëse edhe Basha dhe Berisha përjashtohen nga e drejta për të garuar për kryetar partie, vetëm atëherë do fillojë ndryshimi i vërtetë i PD. PD nuk ka nevojë për heronj, ka nevojë për liri dhe mundësi për të gjithë. Nëse jemi këtu për ta zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten dhe gjithë botën”, tha anëtari i kryesisë së PD.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh