Prefekti i Vlorës: Bie niveli i ujit në urën e Mifolit, doli nga shtrati lumi Pavllë
Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se niveli i ujit në urën e Mifolit ka rënë ndjeshëm gjatë natës, duke shpresuar se ka kaluar dita kritike.
“Niveli i ujit në këtë urë është 6.6 e matur së fundmi. Kjo situatë është e përmirësuar dhe ne do të fillojmë të vlerësojmë dëmet që kanë shkaktuar dalja nga shtrati”, u shpreh z. Mamaj.
Ai tha se janë 12 familje në njësinë administrative Novelosë që janë shpërngulur, pasi banesat e tyre janë përmbytur.
Prefekti nënvizoi se këto familje janë vendosur tek të afërmit e tyre, por nga ana e pushtetit vendor janë marrë të gjitha masat për strehimin e tyre.
Ai shtoi se situata ka qenë problematike dhe në Konispol dhe ka dalë nga shtrati lumi Pavllë duke përmbytur disa hektarë me mandarina.
Sipas tij argjinatura e ndërtuar në fshatin Fitore përballoi intensitetin e lartë të prurjeve të Vjosës, duke shmangur dëme të mëdha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)