Ambasadorët e SHBA, BE, Gjermani, Francë, Britani në zyrën e Bashës pas tensioneve në selinë e PD

14 Dhjetor 2021 | 10:02

Ambasadorët e SHBA, BE, Gjermani, Francë, Britani kanë shkuar paraditen e së martës në selinë e Partisë Demokratike ku janë takuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 70 minuta, sipas burimeve të Euronews Albania ka ardhur me kërkesë të të dyja palëve.

Takimi vjen një ditë pas tensioneve të shënuara në selinë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me mbështetësit e tij hynë në selinë e PD ku zhvilluan një mbledhje me komisionin e rithemelimit, të votuar gjatë kuvendit të 11 dhjetorit.

Berisha tha se u mor vendim për të organizuar një referendum të anëtarësisë së partisë për largimin e Lulzim Bashës nga partia.

Ish-kryeministri ngriti akuza se brenda selisë të Partisë Demokratike ka persona të armatosur që kanë kërcënuar anëtarët e Forumit Rinor.

Nga ana tjetër kryetari i PD, Lulzim Basha u tregua i ashpër me fjalët  e tij ndaj Berishës, duke e quajtur ish-komunist që po bën gjithçka që të mbrojë interesat e veta edhe në kurriz të partisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026