Arben Imami: Basha ka çështje të hapur në SHBA, drejtësia po vepron me dy standarde
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se Lulzim Basha ka një çështje të hapur në SHBA, por drejtësia sipas tij nuk është duke ndjekur të njëjtin standard edhe me kreun e PD.
Sipas tij, lidhur me këtë çështje ka një dosje të FBI, por që për arsye të caktuara është duke u fshehur.
“Ky zotëria ka një çështje të hapur me SHBA, ka dërguar 1 mln dollarë, është fakt publik, janë botuar kontratat e Nik Muzinit që ka marrë paratë. Dhe po qëndron aty se deponimi i Muzinit në FBI po qëndron në një sirtar në Tiranë dhe kjo tregon se drejtësia nuk i ka të dy sytë e mbyllur; për dikë vepron dhe për dikë tjetër jo. Ambasadori i mëparshëm i SHBA i ka çuar një dosje dhe i ka dhënë mbështetjen formale të DASH për vërtetësinë e fakteve të dosjes z. Berisha”, u shpreh z. Imami.
Sipas ish-deputetit demokrat, Basha nuk e drejton dot PD pas gjithë zhvillimeve të fundit edhe sikur Berisha të largohet.
“Ajo parti pas kësaj, sikur të ketë zgjedhje del e katërta ose e gjashta me Bashën. Nëse nuk do të ketë opozitë në Shqipëri pushteti autokrat i Ramës do të ketë pasoja”, tha z. Imami.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës