Eksperti Syla: Rrezikohet të rritet çmimi i energjisë në Kosovë, ndërprerje në disa zona

16 Dhjetor 2021 | 08:44

Eksperti i energjisë, Lulzim Syla deklaroi se situata energjetike në Kosovë është e rëndë dhe se ka nevojë për import të energjisë.

Për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania z. Syla theksoi se mund të ketë rritje të çmimit të energjisë, por edhe ndërprerje në disa zona.

“Çmimi i energjisë nuk mund të ngrihet brenda ditës. Duhet të dilet në një konkluzion se cili është çmimi i përballueshëm për qytetarët”, tha ai, teksa shtoi se janë harxhuar të gjitha fondet rezervë për të furnizuar Kosovën me energji elektrike.

Ai nënvizoi se ka një marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë për çështjen e energjisë dhe se duhet të zbatohet në këtë kohë krize.

“Të punojnë drejt efiçencës së energjisë, duke izoluar me dhjetëra shtëpi në Kosovë, ku harxhohet energji shumë e madhe. Qeveria duhet të krijojë legjislacionin e nevojshëm që të nxitë fushën e gjeneratorëve rinj, si ajo solare dhe era”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se situata energjetike në vend është e rëndë.

Ai akuzoi qeveritë e mëparshme për keq-menaxhim të këtij sektori, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë energji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022