‘Të kanë quajtur komunist’, Gjata-Hasës: Thuaja Bashës kur të ngrihet nga gjumi
Në “Mirëmëngjes” në Euronews Albania u përmend se ka gjasa që përçarja në Partinë Demokratike të përshkallëzohet pas Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor.
Sipas sekretarit për Organizimin Digjital në PD, Endri Hasa diçka e tillë nuk mund të ndodhë aq më pak nga grupi për rithemelimin e PD, të cilin ai e cilësoi si “grupi për rikonstruktimin e Partisë Komuniste”.
Hasa solli në vëmendje se kur shumë persona e akuzonin Bashën se kishte afruar në radhët e partisë individë me prejardhje komuniste, si Çlirim Gjata, ai kishte qenë aty për ta mbrojtur, ndryshe nga çfarë po ndodh me Foltoren, që sipas tij është kthyer në një “fletë-rrufë” për anëtarët e PD-së.
Anëtari i Këshillit Kombëtar Çlirim Gjata vendosi të ndërhynte në një lidhje telefonike, pas një debati të mëparshëm me Hasën për të sqaruar pozicionin e tij.
“Është mirë që t’i thonë zotit Basha kur ta takojnë në PD që këto gjëra kam thënë për Çlirim Gjatën, se nuk besoj se Basha është zgjuar të dëgjojë çfarë thotë, pastaj bisedojmë bashkë. Këto janë të turpshme,” – u shpreh Gjata.
Endri Hasa kundërshtoi reagimin e Gjatës, duke sqaruar se ai e ka mbrojtur.
“Me meritë apo pa meritë nuk e di, se me mënyrën si flet mbase kam bërë gabim,” – shtoi ai.
Sipas Hasës, PD është parti e njerëzve të lirë, që prodhon liderë të të gjitha niveleve dhe në 18 dhjetor pritet ndryshimi rrënjësor që do të mundësojë hapjen e partisë, duke lënë pas “mbajtjen peng” të saj.
Pavarësisht përçarjes së dukshme, Hasa siguroi se Partia Demokratike është funksionale dhe po punon çdo ditë në interes të shqiptarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)