Robotët në zbulim të Pompeit, si po përdoret teknologjia digjitale 3D për të zbuluar afresket

16 Dhjetor 2021 | 18:10

Disa mijëra fragmente afreskesh të qytetit të lashtë të Pompeit, që ngjajnë me copëzat e një mozaiku, do të vendosen së bashku me ndihmën e një infrastrukture robotike, e pajisur me krahë mekanikë, në gjendje të skanojë dhe t’i njohë ato përmes një sistemi digjitalizimi 3D.

“Jo të gjitha copëzat janë në gjendje të mirë, ndaj duhet të marrim parasysh faktin se mund të ketë vizatime në afreske që nuk janë lehtësisht të dukshme. Ndaj do të përdorim këtë lloj teknologjie për të hetuar se çfarë mund të ketë pasur atje, para se të jetë fshirë nga temperaturat, shiu apo faktorë të tjerë që ndryshojnë strukturën e copëzave me kalimin e kohës”, thotë Arianna Travigli, Qendra për Trashëgiminë Kulturore dhe Teknologjinë.

Subjekt i eksperimentit do të jenë afresket në tavanin e Shtëpisë së Piktorëve, që u dëmtua nga vullkani i vitit 79 pas vdekjes së Krishtit dhe më vonë nga bombardimet e Luftës së Dytë Botërore.

Më vonë studimi do të fokusohet në fragmentet e afreskeve të Shkollës së Armatimit, që u zbulua në vitin 2010, me copëzat e të cilit që nuk janë rivendosur ende në vendin e duhur.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026