Ish-kreu i PD Vlorë: S’ka trupa njerëzorë që na ndalin të hyjmë në selinë blu
Këshilltari ligjor i Grupit Parlamentar të PD, Marash Logu dhe Genc Deromemaj, ish- kryetar i degës së PD-së Vlorë kanë mbajtur qëndrime të kundërta në emisionin “Mirëmëngjes” sa i përket zhvillimeve të fundit në PD.
Z. Deromemaj nënvizoi se pas referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nuk ka brava as zinxhirë që të ndalin demokratët të futen në selinë e PD-së
“Do të vazhdojmë punën. Ne aktivitetin tonë normal e kemi mbajtur në PD. Nuk na ndalon dot kush, nuk ka zinxhirë ,nuk ka brava, nuk trupa njerëzore që të ndalojnë demokratët të futen në shtëpinë e tyre si dhe funksionarët e PD-së. Strukturat e saj të ushtrojnë detyrat e tyre”, u shpreh ai.
Ish-kryetar i degës së PD-së Vlorë tregoi detaje për referendumin që pritet të zhvillohet për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar partie.
“Shumë mirë po shkojnë përgatitjet për referendumin në Vlorë. Ka një interes të veçantë nga PD për të shprehur vullnetin e saj për miratimin e vendimit për shkarkimin e Bashës. Zgjedhjet do të zhvillohen në selinë e PD-së. Është zgjedhur një komision votimi dhe numërimi”, u shpreh ai.
Sa i përket Kuvendit të 11 dhjetorit ai tha se është i ligjshëm dhe se kanë qenë delegatët ata që e kanë thirrur.
Ndërkohë z. Logu deklaroi se i vlefshëm është vetëm Kuvendi Kombëtar i PD-së që pritet të zhvillohet ditën e nesërme dhe se çdo mbledhje tjetër është e pabazuar në statut.
“Statuti i PD-së i jep mundësi qoftë kryetarit apo Këshillit Kombëtar, apo 15% të anëtareve për të propozuar çdo pikë tjetër që ata e mendojnë të rëndësishme. Kryetari i PD-së ka bërë me dije se nga ana e tij nuk do të ketë asnjë propozim për përjashtim të dikujt nga PD”, u shpreh ai, teksa nënvizoi se çdo mbledhje tjetër e anëtarëve të PD gëzon respektin strukturave të partisë.
Ai u shpreh se Kuvendi i 18 dhjetorit do të jetë një mbledhje transparente.
Z. Logu tha më tej se vendimet e marra nga kampi tjetër nuk kanë asnjë vlerë statuore, por janë vetëm dëshira të një grupi njerëz.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)