Spital i ri “COVID 3”, së shpejti hapen operacionet dhe shtrimet e planifikuara në spital

25 Prill 2020 | 15:09

Operacionet, konsultat ambulatore si dhe shtrimet në spital të planifikuara të cilat deri më sot janë anuluar pritet që së shpejti të rihapen. Kështu ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa inspektoi punimet për hapjen e spitalit “COVID 3″.

“Jemi duke punuar për të krijuar një kalendar të hapjes sipas disa niveleve të sistemit shëndetësor duke filluar sigurisht nga struktura bazë që është kujdesi parësor dhe duke vijuar edhe në spitale”, tha znj. Manastirliu.

Për të sëmurët me coronavirus, përveç spitalit Infektiv dhe atij “Shefqet Ndroqi” së shpejti do jetë në funksion edhe një spital tjetër. Ky ambient do te jete tek ish shërbimet e kirurgjive 

“Është një strukturë, e cila është e mjaftueshme për sa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me COVID-19”, shtoi ajo.

Në spitalin Infektiv për të sëmurët me coronavirus janë në dispozicion 120 shtretër, ndërsa në spitalin “Shefqet Ndroqi” 190.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026