PD mbledh kryesinë, propozohet largimi i personave ‘non grata’ nga strukturat qendrore

17 Dhjetor 2021 | 19:05

Lulzim Basha mblodhi këtë pasdite kryesinë e Partisë Demokratike. Vendimi i parë i marrë nga kjo mbledhje ishte ngritja e një komisioni statutor me 6 anëtarë si dhe ngritja e një organizate partnere të PD-së, me emrin “Aleanca Qytetare”.

Burime nga mbledhja bënë me dije për Euroneës Albania se është propozuar që në strukturat qendrore të mos përfshihen individë të shpallur ‘non grata’.

“Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi në gjendje ta përballojmë dot këtë ndaj demokrateve?” mësohet të jetë shprehur deputetja Dhurata Çupi.

Kuvendi kombëtar i PD i thirrur nga Basha pritet të nis punimet rreth orës 11:00 të së shtunës në Pallatin e Koncerteve.

Aty do të vendoset për qëndrimin në vazhdim të partisë, por pritet të merret edhe një vendim për Berishën dhe mbështetësit e tij. Kuvendi do zgjasë rreth 5 orë dhe do marrin fjalën rreth 30 demokratë.

Nga ana tjetër, Berisha kërkon me referendum votat e 75 mijë demokratëve për shkarkimin e Bashës.

Është ngritur një komision që do të merret me organizimin e këtij referendumi i përbërë nga Albana Vokshi, Keltis Kruja, Edith Harxhi, Eno Bozdo dhe Ervin Minarolli.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026