Samiti i ‘Open Balkan’, Vuçiç e Zaev mbërrijnë sot në Tiranë, marrëveshjet që priten të miratohen

20 Dhjetor 2021 | 09:01

Ditën e sotme në Tiranë do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshijë edhe Komisionin Evropian.

Sot dhe nesër, liderët e tri vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar pesë marrëveshje.

Zaev dhe Vuçiç, të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre, do të mbërrijnë në Tiranë sot pasdite.

Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në një resort në Elbasan, ku do jenë të pranishëm dhe një përfaqësues i Këshillit Atlantik Jim O’Brien si dhe Alex Soros, drejtuesi i fondacioni Shoqëri e Hapur.

Të martën takimi do të nisë në orën 9 në pallatin e Brigadave. Ekipeve të tri vendeve do t’i bashkohet dhe komisionari për zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshja e parë që do të nënshkruhet nga Rama, Vuçiç e Zaev është për kushtet për qasjen e lirë në tregun punës. Marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë dhe për operatorët ekonomikë. Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim.

Takimi i Tiranës mbyllet me konferencën e përbashkët për shtyp të tre liderëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026