Berisha ‘non grata’, Pampuri: S’donim të përfshiheshin strukturat, Basha mori një barrë

20 Dhjetor 2021 | 21:13

Orjola Pampuri, zëdhënëse e grupit parlamentar të Partisë Demokratike thotë se vendimi i SHBA për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës i ka gjetur në befasi pasi vinte pas ‘masakrës zgjedhore’.

Znj. Pampuri thotë se deputetët e PD nuk donin që të përfshiheshin në këtë çështje duke shtuar se janë ndjerë mirë që “barrën” e mori kryetari i partisë.

“Që të jem e sinqertë, unë dhe shumë kolegë të mitë janë ndjerë mirë që atë vendim e mori vetë z. Basha.  Nuk doja që të përfshiheshim dhe ajo që bëri Basha ishte një barrë e madhe mbi supe”, tha deputetja e PD.

Orjola Pampuri u shpreh se fillimisht qëndrimi i Berishës për t’u distancuar nga PD deri në zgjidhjen e çështjes përmes gjykatës ishte veprim i lavdërueshëm.

Znj. Pampuri tha se gjithçka ndryshoi pas vendimit të 9 shtatorit kur Basha pezulloi nga grupi parlamentar Berishën.

Sipas saj, ndryshimi në statut për të përjashtuar nga çdo funksion në parti të personave që shpallen ‘non grata’ mbron PD në të ardhmen nga krijimi i amullive pasi mund të ketë persona të tjerë që do të shpallen të tillë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026