Starova: Ka një pasion të shtuar të Ramës për të shpërfillur Kosovën
Në emisionin Now me Erla Mëhillin, duke diskutar për zhvillimet e samitit për Ballkanin e Hapur të mbajtur gjatë dy ditëve të fundit, diplomati Arjan Starova tha se “ka një pasion të shtuar të Ramës për të shpërfillur Kosovën”.
“Unë nuk kuptoj një gjë. Pse ka një lloj pasioni që kalon deri në caqet e nervozizmit, madje duke shpërfillur Kosovën kryeministri ynë. Ai do të duhet të ishte mbështetës për Kosovën, jo të thotë ata duhet të vijnë, ne do vazhdojmë…ç’do të thotë kjo?”, tha Starova.
“Pavarësisht se çfarë themi ne, elita politike e Kosovës nuk është fare dakord me Ballkanin e Hapur”, nënvizoi ish-ministri i Jashtëm duke ngritur pyetjen se pse Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina nuk i bashkohen kësaj iniciative.
“Këto janë disa vërejtje të cilat e bëjnë Open Balkan për mua – nuk po them të dështuar – por nuk besoj se do të eci”, tha Starova.
Mesditën e së martës në tryezën e “Ballkanit të Hapur” në Tiranë u firmosën 5 marrëveshjet mes kryeministrit Edi Rama, presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kryeministri Edi Rama teksa renditi marrëveshjet e firmosura theksoi se ato janë prova e prekshme se Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara çka është diskutuar në procesin e Berlinit, të cilat sipas tij asnjëherë nuk u realizuan.
Ai e quajti Ballkanin e Hapur një njësi zbatimi e procesit të Berlinit dhe njësi realizmi të tregut të përbashkët rajonal.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:15 Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje
- 14:15 Trump ironizoi Melonin, reagon Ministri italian i Mbrojtjes: Njerëzit vijnë e shkojnë, por marrëdhëniet mbeten
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani