Ragmi Mustafi: Serbët përdorin term fyes ndaj shqiptarëve, çështja në ‘Kushtetuese’
Kreu i Këshillit Kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi tha në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se në Serbi përdoret një term fyes për të identifikuar shqiptarët.
“Ai është sinonimi i albanofobisë. Shqiptarët në Serbi janë të përcaktuar si albanski. Kjo është pothuajse e njëjtë po t’i referohemi romëve, afro-amerikanëve ndryshe apo t’i referohemi disa popujve të tjerë që veten e thërrasin ndryshe, ndërkohë t’i referohemi me një term përçmues”, tha z. Mustafi.
Ai nënvizoi se është bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë dhe po pritet një vendim, pasi shqiptarët po gjykohen në mënyrë të padrejtë.
Nëse gjykatat serbe nuk vendosin në favor të shqiptarëve, z. Ragmi tha se do ta çojnë çështjen në Gjykatën e Straburgut.
Gjykata e Apelit në Beograd e ka cilësuar të ligjshëm përdorimin e termit shovinist, ofendues për shqiptarët, duke e rrëzuar padinë e ngritur ndaj ministrit të brendshëm Vulin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Ndërkohë kreu i kuvendit në Kosovë, Glauk Konjufca ka deklaruar se “Serbia udhëhiqet nga figura politike të cilat i mohojnë masakrat që i ka kryer në Kosovë.”
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë
- 16:53 Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
- 16:49 Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
- 16:44 Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit
- 16:34 Sulmi ajror i SHBA-së kundër Iranit, ushtria amerikane publikon videon (VIDEO)
- 16:30 Tjetër tërmet i fortë, lëkundjet ‘shkundin’ Afganistanin dhe Pakistanin