I zunë pritë pasi doli nga lokali, ekzekutohet 30-vjeçari në Kamëz
Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda një automjeti me targa të huaja.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në zonën e Kodër Kamzës dhe sipas policisë viktimë ka mbetur Çam Karriqi, 30 vjeç, nga Dibra, banor në zonën e Bathores.
Mësohet se Karriqi ka qenë i ulur në një lokal pranë vendit të ngjarjes me një vajzë.
Vrasja dyshohet të kenë ndodhur pak momente pasi kanë dalë dhe viktima është futur në makinë, ku është qëlluar me 4 plumba.
Autorët e kanë pritur me makinën parkuar në një rrugicë dhe në momentin që 30-vjeçari ka hipur në makinë në nisje e sipër e kanë qëlluar.
Trupi i pajetë i të riut është konstatuar brenda në makinën ndezur nga qytetarë të rastësishëm.
Në automjetin e 30-vjeçarit është gjetur një armë zjarri mësohet nga burime pranë policisë.
Nga dyshimet e policisë, ai njihej si person pranë një grupi kriminal që vepron në Tiranë.
Nisur nga mënyra e ekzekutimi dhe djegia e makinës tregojnë për një vrasje të mirë organizuar.
Pak minuta pas ngjarjes një automjet, që dyshohet se është i autorëve, është gjetur i djegur pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz.
Mënyra e ekzekutimit dhe djegia e makinës tregojnë për një vrasje të mirëorganizuar.
Karriqi, sipas policisë ishte mik i dy personave të vrarë në zonën e Astirit pak muaj më parë, Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit.
Në shkurt të këtij viti, i riu rezulton se është arrestuar nga policia në Fushë-Milot. Policia tha se në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet një armë zjarri pistoletë “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K., 30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.
Gjithashtu ai u dyshua se është autori i vjedhjes se targave të shpallura në kërkim nga Policia Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat u gjetën brenda ambienteve rrethuese të objektit.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme