31-vjeçari që u vra në Kamëz po gjykohej për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje

24 Dhjetor 2021 | 10:04

31-vjeçari Can Kariçi që u ekzekutua të enjten mbrëma në Kodër Kamëz po gjykohej për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania vetëm 1 ditë para vrasjes, Kariçi kishte pasur seancën e radhës në gjykatë.

Prokuroria Kurbin e dërgoi atë në gjyq në 19 korrik ndërkohë që ai ishte ndaluar nga forcat RENEA në shkurt të këtij viti në një kompleks në Fushë-Milot me një pistolete pa leje, 14 fishekë dhe një palë targa të vjedhura në Shkodër.

Për hetuesit është paqartë se si i riu ishte liruar nga qelia me një masë të butë sigurie,  ndërkohë që sipas të dhënave paraprake rezulton si person me të shkuar kriminale.

Ai dyshohet se ishte pjesë aktive e një grupi kriminal që vepron në kryeqytet dhe njihej si mik i Eriger Mihasit që u ekzekutua pak javë me parë në zonën e Astirit bashkë me një tjetër person.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku i riu u gjet i pajetë brenda një makinë të ndezur në Kodër Kamëz.

Në automjetin e 30-vjeçarit është gjetur një armë zjarri. Nisur nga mënyra e ekzekutimit dhe djegia e makinës së autorëve dyshohet se është një atentat i mirëorganizuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026