Mbi 6.500 persona kalojnë kufirin në Kapshticë për të festuar në Shqipëri

24 Dhjetor 2021 | 16:33

Dy ditët e fundit, më tepër se 6,500 persona kanë hyrë drejt tokës së Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Duket se shqiptarët kanë vendosur për të festuar festat e fundvitit me familjarët e tyre, ndërkohë që sportelet janë duke punuar në kapacitetet e tyre maksimale për shkak të fluksit tejet të madh.

Pushimet e fundiviti, janë motivi kryesor që kanë sjellë në kufi mijëra shqiptarë, të cilët pandemia i kishte mbajtur larg të afërmve.

“Kemi ardhur për festat e fundvitit, situata ishte e mirë s’patëm probleme”, thotë një qytetar.

“Po vijmë për festa, 3 muaj pa ardhur. Gëzuar Krishtlindjen, gëzuar për shumë vjet”, thotë një tjetër.

“Kam 6 muaj pa ardhur, testet kërkuan, vaksinën kur të kthehem nuk e di a e kërkojnë. Krishtlindjet do i festoj në Shqipëri, Vitin e Ri në Greqi”, u shpreh një qytetar.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në datën 22 Dhjetor kanë hyrë 2.414 persona, ndërkohë shifra është dyfishuar në datën 23 teksa kaluar traun drejt Shqipërisë 4.005 persona.

Ndërkohë në doganën e Qafë Thanës që lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut në datën 22 Dhjetor kanë hyrë 1.517 persona, ndërkohë një ditë më pas 1829 persona.

Për të hyrë drejt Republikës së Shqipërisë të gjithë udhëtarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, një test PCR ose të karantinohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026