Bushati e Haxhiu analizojnë ‘goditjen’ ndaj Erion Veliajt

27 Dhjetor 2021 | 20:34

Në emisionin Shock me Bruna Çifligun u diskutua tema se a ka një goditje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velija sa i përket pagës së këshilltarëve të tij.

Skandali i pagërrjedhjes nxori në pah rrogat marramendëse në shumë sektorë, veçmas te këshilltarët në Bashkinë e Tiranës.

216 mijë euro në vit iu kushtojnë taksapaguesve shqiptarë flota e këshilltarëve të Erion Veliajt, shifër kjo që është edhe më e lartë se e kryeministrit Edi Rama. Kjo situatë ngjalli reagime të shumta të qytetarëve dhe mediave vendore.

Analisti Andi Bushati tha se kjo goditje ndaj kryebashkiakut ka prapavijë politike.

“I vetmi njeri, dhe këtu jam me deduksion, që mund t’i shpëtojë hermetizmit me të cilën e mbulon veten Veliaj është ose Rama ose grupi politik afër Ramës por që e sheh Veliajn si konkurrent për pasardhës. Kështu që në gjithë këtë zhurmë ka patjetër një prapavi politike”, tha Bushati.

Në anën tjetër, Baton Haxhiu tha se kryeministri Rama është në mandatin e tij të tretë dhe nuk e projekton kryetarin e Tiranës si konkurrencë të tij, dhe nuk është ai i cili po e godet atë.

“Rama e projekton dhe nuk ka konkurrencë të vetën në historinë e tij politike të afërt. Rama nuk ka nevojë për grupacion se është ende shumë i fortë”, u shpreh Haxhiu duke shtuar se kur dikush është në pushtet që një kohë të gjatë, “goditjet janë të domosdoshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022