Gjokutaj: Kushtetuesja do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e Metës, s’ka bërë asnjë shkelje të rëndë
Avokati Genc Gjokutaj tha gjatë emisioni Now në Euronews Albania se në kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë arsye të qenësishme juridike që ta motivojë këtë akt.
Ai u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë kërkesën për shkarkimin e presidentit, pasi nuk ka bazë juridike.
Sipas Gjokutajt, presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të rëndë, për të cilën siç thuhet në Kushtetutë, mund të arrihet deri në shkarkimin e tij.
“Vetëm shkelje të rëndë nuk ka në aktin e shkarkimit të Metës. Kushtetuta jonë nuk e ka të sqaruar çfarë konsiderohet shkelje e rëndë. Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të caktojë një precedent se cila është ajo shkelje e rëndë që të shkaktojë shkarkimin e presidentit. Nuk shkarkohet presidenti për etikë. Sfurqet ishin figurë letrare për të treguar se situata është agravuar. Kushtetuesja është në provë për të treguar se është mbi palët. E them me bindje se do ta rrëzojë kërkesën e parlamentit, për arsye juridike”, tha Gjokutaj.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 10:50 Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme
- 10:48 Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona
- 10:42 Ambasadori Bergner: Protestat janë të mirëpritura kur mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian
- 10:19 Arrestohet 20-vjeçari i dyshuar për zjarrin masiv në fshatin Drizë të Fierit
- 10:19 Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet
- 10:12 Robotët humanoidë zbresin në fushën e futbollit në RoboCup 2026