Erlis Çela: Nëse nuk bëhet reforme e thellë kushtetuese, s’ka rëndësi emri i Presidentit të ri

29 Dhjetor 2021 | 22:01

Pedagogu Erlis Çela tha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se nëse nuk bëhet një reformë e thellë kushtetuese, atëherë nuk ka rëndësi se kush do të jetë presidenti i ri i vendit.

“Pozicioni i presidentit të ardhshëm do të jetë më i dobët se Ilir Meta, pasi Ilir Meta nuk ishte një politikan që do të dilte në pension”, u shpreh Çela.

Por, nëse kushtet do të ndryshojnë, atëherë emri i presidentit të ri do të jetë i rëndësishëm, sipas Çelës.

Ai tha se gjatë viti 2022 pritet që presidenti Ilir Meta të rikthehet si kryetar i LSI-së.

Sipas Çelës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për presidentin Ilir Meta i cili ‘u shkarkua’ nga detyra me votat e Parlamentit përtej efektit do që do të prodhojë, ka më shumë ndikim politik.

Mandati i Ilir Metës si president përfundon më 24 korrik të viti 2022.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026