Etiketat ‘mashtruese’, çfarë duhet të keni parasysh kur blini një produkt

3 Janar 2022 | 22:04

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kohë më parë të hiqte nga qarkullimi çdo produkt qe kishte etiketë “mashtruese”.

Sipas AKU të gjitha produktet duhet të kishin etiketa të cilat t’i tregonin qartë konsumatorit se nga çfarë përbëhej produkti që do blinin.

Ekspertët thanë në “Now” se është me rëndësi qe produktet të kenë etiketa që përshkruajnë jo vetëm sasinë dhe çmimin, por gjithashtu përbërjen.

Ilir Lloha, zv.dekan në Fakultetin e Biotenologjisë dhe Ushqimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës tha se abuzohet masivisht me etiketat “bio”.

Sipas tyre duhet të krijohet kultura te inspektorët e AKU-së që etiketat të jenë jo vetëm te mallrat e vegjël, por edhe te mallrat që shiten ndaras në paketime të mëdha.

Alban Zusi, kreu i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve mori si shembull djathin, i cili pavarësisht se shitet në fuçi të mëdha, duhet patjetër të ketë te fuçia emërtimet përkatëse.

E njëjta gjë tha ai duhet të bëhet edhe për produktet e mishit pasi në 90% të rasteve mungon etiketa për origjinën e produktit.

Martin Jorgaqi, përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të produkteve me origjinë shtazore në AKU tha se kohët e fundit kanë marrë shumë hapësirë dhe ankesat nga vetë qytetarët.

Sipas tij inspektorët e drejtorive rajonale qëndrojnë edhe pas orarit të punës nëse ka ankesa nga qytetarët për sigurinë ushqimore në mënyrë qe çështja të marrë zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026