Ende asnjë gjurmë nga autorët e ngjarjes në ‘Don Bosko’, dyshime se çmontuan makinën e krimit
2 ditë pas ngjarjes së rëndë në Tiranë ku mbeti i vrarë një 35-vjeçar dhe u plagosën 4 të tjerë policia nuk ka ende asnjë gjurmë nga autorët.
Hetimet janë përqendruar te verifikimet për një prej të plagosurve, Edmond Crrojin, i cili dyshohet të jetë dhe shënjestër e atentatit.
Sipas burimeve policia ka marrë ne pyetje dhe të afërm të tij për të mësuar më shumë rreth konflikteve që Crroji mund të ketë pasur.
Sakaq, puna për analizimin e kamerave të sigurisë, që sipas hetuesve janë element kyç në identifikimin e atentatorëve, të cilët deri tani dyshohet se ishin 3.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që makina me të cilën autorët kryen krimin të jetë çmontuar në servis makinash për të mos lënë gjurmë.
Lidhur me ngjarjen e rëndë dhe situatën kriminale në kryeqytet, drejtori i Policisë Tiranë, Lorenc Panganika mblodhi dje shefat e komisariateve dhe ato të hetimit të krimit për t’i kërkuar angazhim maksimal në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbardhjen e ngjarjeve.
Një atentat me pasojë një të vdekur dhe katër të plagosur ka ndodhur në zonën “Don Bosko” në Tiranë pasditen e së martës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në ambientet e një lokali ku është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë