Projekti për ndarjen e Kosovës, Albin Kurti mesazh të koduar Hashim Thaçit

28 Prill 2020 | 18:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur gjerësisht në “Ilva Now” mbi klimën politike në Kosovë dhe çështjet aktive, që sot janë kthyer në kryefjalë të mediave, por jo vetëm. Kryeministri në detyrë hodhi akuza ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilin tha se ka krijuar një ujdi të brendshme me homologun e Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbi projektin e ndarjes së Kosovës.

Ai theksoi se për herë të parë në këtë shekull janë dy politikanë (Thaçi dhe Vuçiç), të cilat nuk kanë ndërmjetësim ndërkombëtar për çështjen Kosovë-Serbi. Zoti Kurti tha më tej se projekti për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm në radhë të parë për të si kryeministër në detyrë, por edhe si shqiptar dhe si qytetar.

“Kemi herën e parë në këtë shekull që një lider i Kosovës dhe i Serbisë nuk kanë ndërmjetësim ndërkombëtar. Ata kanë hyrë në ujdinë e brendshme për çështjen e shkëmbimit territorial, që për mua është një eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Ndarja e Kosovës është projekt i kamotshëm i Serbisë dhe ai merr forma të ndryshme.Të gjitha këto janë ambalazhe të ndryshme të të njëjtit plan, që është ndarja e Kosovës dhe kjo është e papranueshme për mua si kryeministër, si shqiptar dhe si njeri”, u shpreh Kurti.

Gjithashtu Albin Kurti u shpreh se ata që kanë lançuar apo iniciuar ndarjen apo shkëmbimin territorit mes Kosovës dhe Serbisë do të marrin si këmbim “turpin e madh”, ndërsa shtoi se Kosova do ta gëzojë të gjithë territorin e saj.

“Ata që lançuan projektin e shkëmbimit territorial do t’u ngelet turpi, ndërsa Kosovës komplet territori i saj. Ne nuk duhet të japim, ne kemi vuajtur dhe kemi aq shumë humbje në njerëz”, shtoi Kurti.

Lexoni gjithashtu:

Albin Kurti për ‘Ilva Now’: VV është dyfishuar, i mundim sikur të gjitha partitë të bëhen bashkë

Albin Kurti: I dërgova letër Edi Ramës, por nuk mora kurrë përgjigje

Kurti: S’bëjmë dot pa SHBA, Gjykata Speciale funksionon si një fantazmë

Kurti: Nuk më lanë që të vija në pushtet, zgjedhjet mund të mbahen në qershor

Kurti tregon taktin dhe rolin e Richard Grenell për rrëzimin e qeverisë së tij

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021