Arrihet marrëveshja e koalicionit bashkëqeverisës mes LDK dhe AAK, Haradinaj merr 4 ministri dhe një zv/kryeministër

29 Prill 2020 | 10:58

LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëqeverisëse me AAK-në. Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa. Haradinaj tha se AAK-së do t’i takojnë katër ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin.

Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë.

 “Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje për situatën në të cilën na ka sjellë. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje demokratike dhe legjitimitet demokratik”, tha Veseli.

Mund të lexoni gjithashtu:

Albin Kurti: Nuk më lanë që të vija në pushtet, zgjedhjet mund të mbahen në qershor

Avdullah Hoti: Jemi pajtuar me aleatët e koalicionit, së shpejti votohet qeveria e re

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026