Dhuna në familje, policia dhe organizatat janë dy institucionet e para që shqiptarët zgjedhin për të denoncuar

29 Prill 2020 | 12:12

Policia dhe organizatat duket se janë dy institucionet më të besuara të shqiptarëve për të denoncuar dhunën, sipas një anketimi të fundit të Rrjetit të Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN).

Gati gjysma e të anketuarve ka raportuar se do të kërkonte ndihmë në polici (65.7%). Ndërsa 1 në 4 persona (24.6%) të anketuar do t’i drejtohej organizatës/ave në qytetin ku jeton.

Irena Shtraza nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipwri tha për Euronews Albania se pati konkludime të rëndësishme prej anketimit të bërë.

“Ishte e rëndësishme të kuptonim që policia ishte institucioni kryesor ku qytetarët drejtohen për ndihmë, por gjithashtu ishte inkurajuese të vinim re që organizatat e shoqërisë civile ishin institucioni i dytë ku ata do të drejtoheshin për ndihmë, gjë që rikonfirmon punën e madhe që bëhet nga shoqëria civile në ndihmë të viktimave të dhunës në të gjithë Shqipërinë”, thotë Shtraza.

Nga rezultatet del se 1 në 5 të anketuar (21.88%) do t’i drejtohej rrethit të miqve apo familjarëve, dhe 17.4% do të telefononin Linjën Kombëtare. Një pjesë e qytetarëve (7.3%), është shprehur se nuk di ku mund të drejtohet për të kërkuar ndihmë.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve pranojnë se e njohin Linjën Kombëtare të Këshillimit (60.5%), megjithëse një pjesë e tyre 32.2% deklaron se nuk e mbajnë mend numrin 116 117, një gjetje kjo gjithsesi pozitive, duke marrë parasysh që mjafton të bëhet një kërkim i menjëhershëm online për të mësuar numrin”, shkruhet në publikimin e anketimit nga AWEN.

74% e qytetarëve të anketuar deklarojnë se do të telefonin drejtpërdrejt institucionin e zgjedhur për të kërkuar ndihmë. Pjesa tjetër shprehet se do të dërgonin mesazh/sms (12.9%), do të përdorinin aplikacionet si ëhatsapp ose viber (12.1%), ose messenger (5%). Një pjesë raportojnë se do të dërgonin e-mail (7.6%).

Anketimi u realizua në një periudhë 3 javore (2-21 prill) me qytetarë nga të 12 qarqet e Shqipërisë, ku përqindjen më të lartë e kishte qarku i Tiranës me 24,5%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026