Deputetja Pampuri: E gjithë vëmendja jonë si opozitë duhet të ishte përballë Edi Ramës
Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se nuk ishte e nevojshme përdorimi i dhunës në selinë blu në protestën e 8 janarit.
“Më vjen turp që PD, një tempull të them të drejtën i demokracisë në Shqipëri, të shndërrohet në një vend që e komentojnë të gjithë, në një vend i cili personifikon vendin ku palët u vendosën përballë njëra tjetrës. Jemi në një situatë të vështirë përballë një qeverie të korruptuar. E gjithë vëmendja jonë si opozitë duhet të ishte përballë Edi Ramës”, u shpreh znj. Pampuri.
Deputetja nënvizoi se meqë z. Berisha deklaron se ka një mbështetje të madhe le të merrte një godinë tjetër.
“Nuk duhet ne të na vinte dikush përballë njëri tjetrit, me urrejtje, linçime, sharje, ofendime dhe deri në fund me akte të paprecedenta”, tha ajo.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë