‘Mbështetemi nga SHBA’, Pampuri: Reflektim nga të pezulluarit, të kthehen në parti

13 Janar 2022 | 08:42

“Kemi mbështetjen e aleatit tonë strategjik, SHBA-së”. Kështu deklaroi deputetja e PD-së Orjola Pampuri për emisionin ‘Mirëmëngjes’ në Euronews Albania teksa komentoi zhvillimet e fundit politike në selinë blu.

“Pse duhet të zgjidhim gjërat trup më trup kur kemi ligje. Dje Eskobar bëri të qartë gjithçka. Pse duhet të vijojmë? Ku është parë që të dilet kundër asaj që një aleat kaq i rëndësishëm strategjik, si SHBA thekson. Kjo për mua për busull orientimi dhe nuk mund t’i devijoj”, u shpreh deputetja.

Sa i përket pezullimeve të fundit nga Kryesia e PD-së, deputetja tha se të pezulluarit duhet të reflektojnë dhe të kthehen në parti.

“Kjo situatë nuk është në favor të PD-së, kjo është logjike. Hap pas hapi do të kthjellohet gjithçka.  Kemi nisur të rindërtojmë diçka e cila ngrihet përmes punës, përmes jo-korrupsionit, përmes figurave shumë të pastra të përfshira në PD”, përfundoi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022