Mjeku Pëllumb Pipero: Gjysma e majit do të jetë më e lirë për qytetarët dhe bizneset
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme në “Ilva Now” në lidhje me përhapjen e pandemisë globale të COVID-19. Ai tha se shifrat në Shqipëri janë pozitive dhe shpresëdhënëse, dhe kjo faktohet edhe nga personat të cilat vijnë dhe lënë spitalin.
“Unë besoj se çdo ditë po marrim lajme të mira. Sa i takon ecurisë së epidemisë,fatmirësisht ka qenë e butë dhe e përballueshme nga kapacitet spitalore në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdo ditë kemi pacientë që shërohen dhe lënë spitalin, por edhe që negativizohen në karantinë. Numri i rasteve që shtrohen në spital janë në shifra të ulëta, 2, 3 apo 4 maksimumi, ndonjëherë edhe asnjë pacient”, tha doktori.
Ai tha se nëse vijon ky trend i shifrave, në dy javët e ardhshme do të kemi një lehtësim të masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
“Numri i rasteve të reja pozitive është në shifra minimale, por një pjesë e tyre janë asimptomatikë për shkak të kontakteve me persona e infektuar. Me këtë dinamikë të qetë, me lehtësim gradual të masave dhe të distancimit social, me rifillimin e ekonomisë, besoj se jemi në një trend shumë të mirë dhe unë kam besim se më pak se dy javë do të kemi lehtësira sa i takon lëvizjes së qytetarëve dhe shtimin e aktiviteteve tregtare”, shtoi Pipero.
Ai dha lajmin në “Ilva Now” se gjysma e dytë e muajit maj do të jetë ndryshe, ku qytetarët dhe bizneset do të lëvizin më lirshëm, por ai shtoi se kjo nuk duhet parë me neglizhencë në raport me zbatimin e masave nga qytetarët.
“Kam thënë se në maj do të kemi raste sporadike, dhe për raste sporadike i referohem pacientëve që shtrohen në spital. Unë mendoj se edhe rastet pozitive do të vijnë duke u pakësuar në mënyrë dinamike. Gjysma e dytë e majit do të jetë me e lirë si për qytetarët dhe për ekonominë”, shtoi Pipero.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve