Policia gjobit taksistët, sekretari i sindikatës: Kanë nxjerrë dy udhëzime të ndryshme

29 Prill 2020 | 17:41

Kanë vetëm pak ditë që kanë rinisur punën, por janë përballur që në fillim me masa ndëshkimore nga Policia. Taksistët thonë se, ka një mospërputhje mes dy protokolleve, atij të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Taksive, Xhevit Baraj thotë se disa taksistë janë gjobitur për shkak se janë kapur me dy persona në makinë. Sipas tij, në rregullat e ndjekura ata i janë referuar protokollit të Drejtorisë së Transportit Rrugor ndërsa gjobitja është bërë sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë që parashikon vetëm një person në automjet.

“Protokolli i Drejtorisë së Transportit Rrugor thotë se duhet të transportosh vetëm një person në përjashtim kur, janë të së njëjtës familje, kur është fëmijë i mitur apo me aftësi të kufizuar. Përveç pandemisë, përveç lodhjes, tani na del dhe ky problemi që njëri thotë duhet të marrësh dy vetë, tjetri thotë një. Ne varemi nga Transporti Rrugor dhe i jemi referuar protokollit të tyre. Është krejtësisht e papranueshme. Dy persona që rrinë në një shtëpi nuk kemi pse i ndajmë në taksi. Po marrim burrë e grua apo prindër me fëmijë”, tha z. Baraj.

Ai thotë se tani do t’i drejtohen Drejtorisë së Transportit Rrugor për të kërkuar ndihmë lidhur me shkeljet sipas tij që po kryen policia me interpretimin e protokollit. “Pavarësisht se ka vepruar polici pa dashje, dëmin e pëson taksisti”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021