Çmimet e ushqimeve rriten me mbi 2% në vitin 2021
Rritja mesatare vjetore e çmimeve të shportës bazë në vitin 2021 ishte 2%, nga 1.6% në vitin 2020.
INSTAT bën me dije se Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin dhjetor 2021, arriti 103.7. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin dhjetor 2021, krahasuar me nëntor 2021 kapi vlerën e 0.8%
Sipas INSTAT rritjen më të madhe kanë pësuar ushqimet dhe pijet jo-alkoolike me 2.2%. Krahasuar me muajin nëntor 2021, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 1.9 %, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.9 %.
Për këtë çështje, eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se Autoriteti i Konkurrencës duhet të ndërhyjë për të rregulluar çmimet në treg.
“Konsumatorët në Shqipëri janë më të pambrojtur në krahasim më të gjitha vendet e tjera. Shteti duhet të jetë një rregullator i çmimeve”, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë