Ish-ministrja e Arsimit: S’ka regjistra në shkolla, notat në bllok shënimesh
“Prej 4 muajsh në shkolla nuk ka regjistra”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, e cila nënvizoi se mungon dokumenti zyrtar.
“Shkollat janë pa një dokument zyrtar. Nuk është një bllok shënimesh që mban mësuesi. Prej 4 muajsh mos ketë regjistra në klasa, do të thotë që ne i kemi dhënë nxënësit një model të mos-serioziteti”, deklaroi ajo.
Znj. Karabina tha se nuk ekzistojnë në asnjë shkollë regjistrat elektronikë.
“Ne nuk e kemi ndërtuar një infrastrukturë digjitale për nxënësit”, tha ish-ministrja.
Ndërkohë, mësuesja Luiza Nezha tregoi se regjistrat janë shpërndarë vetëm në disa shkolla.
“Në shkollën tonë nuk kanë ardhur regjistrat. Një shpërndaje e copëzuar e regjistrave në të gjitha vendin. Notat i kemi mbajtur në regjistra individual, kemi një regjistër të improvizuar”, u shpreh ajo.
Sipas mësueses nuk ka ende një sistem elektronik për hedhjen e notave dhe se mësuesit nuk janë trajnuar për këtë proces.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë