Zgjedhjet e pjesshme, si mbetën pa kryetarë 6 bashkitë të vendit

20 Janar 2022 | 14:13

Më 6 mars qytetarët e Shkodrës, Vorës, Dibrës, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e bashkisë së tyre. Vakancat në 6 bashkitë e vendit nisën pas zgjedhjeve vendore të 2019.

Në Shkodër, Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e mandatit në gusht të 2019-ës. Shkak u bë fshehja në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të Pjetrit në Itali. Valdrin Pjetri kishte fshehur një dënim për trafik droge në shtetit italian.

Në Vorë, Agim Kajmakun, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shkarkoi nga detyra e kryebashkiakut më 1 nëntor 2019. Edhe për Kajmakun, shkak u bë fshehja në formularin e dekriminalizimit të një dënimi në Greqi për falsifikim parash.

Lushnja është një tjetër bashki pa kryetar të zgjedhur. Fatos Tushe u shkarkua nga qeveria pasi u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion me tendera dhe shpërdorim detyre. Që prej 7 korrikut të 2021-it vendi është vakant.

Në Durrës, Valbona Sako dha dorëheqjen vetëm 5 muaj pasi u zgjodh në krye të bashkisë.

Ndarja nga jeta e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla e la këtë bashki pa kryetar.

Të dielën e 6 marsit, zgjedhje do ketë edhe në bashkinë e Dibrës. Dionis Imeraj dha dorëheqjen më 8 mars 2021 pasi kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar, Voltana Ademi. Në 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026