Escobar dhe Lajçak vizitojnë Kosovën e Serbinë

25 Janar 2022 | 18:15

I dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojnë javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi.

Lajmin për vizitën e tyre e konfirmoi shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Gjatë një konference të përbashkët për media në Bruksel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Përgjegjësinë për ngecje në procesin e dialogut, Borrell e barti më shumë te zyrtarët në Prishtinë.

“Dua t’ia bëj të qartë Kosovës se dialogu nuk zhvillohet për shkak të dialogut, por për shkak se është kyç në përparimin në rrugëtimin evropian. Së bashku me Lajçakun do të vazhdojmë të përgatisim takimin e radhës, por kjo do të ndodhë vetëm nëse të dyja palët merren vesh rreth rezultateve pozitive dhe konkrete. Prandaj unë dhe Lajçak do të vazhdojmë të angazhohemi me palët, e posaçërisht me Kosovën, e cila po dëshmon më shumë jogatishmëri për t’u ulur në tryezë”, tha Borrell, raporton RSE.

Borrell ka përsëritur thirrjen që të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialogun që e ndërmjetëson blloku evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Raundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq është mbajtur në korrik të vitit 2021.

Të martën në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

Pas këtij takimi, BE-ja përsëriti qëndrimin se edhe për Serbinë, përparimi në procesin e integrimit evropian varet nga normalizimi i raporteve me Kosovën dhe nga shpejtësia e procesit të reformave, veçmas në fushën e sundimit të ligjit.

Borrel po ashtu ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka përsëritur se në Evropë nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës apo të mohimit të gjenocidit.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç ka thënë se për shtetin e saj bashkëpunimi rajonal është pjesë e rrugës evropiane.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026