OSBE shkon në pikat kufitare, viziton hotelet ku po qëndrojnë emigrantët shqiptarë

2 Maj 2020 | 14:21

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka vizituar gjatë kësaj jave pikën kufitare të Kapshticës dhe atë Kakavijës, për të monitoruar masat e marra për përballimin e COVID-19. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, prezenca e OSBE-së shprehet se ka zhvilluar takime me drejtorët rajonalë të kufirit dhe migracionit si edhe me komandantët e pikave.

Prezenca e OSBE-së vizitoi edhe hotelet ku janë karantinuar qytetarët shqiptarë, të cilët sipas urdhrit të nxjerrë nga ministria, duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë.

Pas shfaqjes së pandemisë në Shqipëri, Prezenca e OSBE-së po përgatitet për të ndihmuar Policinë e Shtetit, veçanërisht Policinë Kufitare dhe të Migracionit me mjete të mbrojtjes personale.

“Prezenca do të vijojë ta mbështetë policinë në përmbushjen e detyrave të saj për garantimin e sigurisë në kufi”, thekson OSBE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026