Serbia diskuton mbylljen e shkollave për shkak të Omicron

27 Janar 2022 | 16:29

Përhapja masive e variantit të ri të COVID-19, Omicron, po detyron Serbinë që të marrë në konsideratë mbylljen e shkollave.

Ditën e fundit, Serbia ka regjistruar 40 humbje jete dhe mbi 17,600 raste të reja.

Vendi po njeh një rritje të konsiderueshme të rasteve gjatë ditëve të fundit pasi gati 50% e testeve kanë rezultuar pozitivë.

Serbia gjithashtu ka një numër të lartë të personave që po marrin ndihmë në spitale, aktualisht mbi 3,300 të shtruar.

Kjo ka bërë që sistemi shëndetësor të jetë në një presion të madh në këtë valë të re të COVID-19.

Një ditë më parë, u regjistruan mbi 19 mijë persona të infektuar dhe 37 të vdekur.

Në përhapjen e madhe të COVID po ndikon varianti i ri, Omicron, që përhapet më shpejt dhe më lehtësisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026