RMV me kryeministër shqiptar para zgjedhjeve, thotë kryetari i Kuvendit
Në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve, Maqedonia e Veriut do të ketë kryeministër shqiptar me ose pa qeveri teknike.
Kështu deklaron kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi gjatë një interviste për Euronews Albania.
Xhaferi vlerëson se heqja e qeverisë teknike duhet të bëhet me konsensus mes të gjitha partive politike në Parlament.
Në Maqedoni të Veriut ka një procedurë të veçantë për zgjedhjet parlamentare. Ato organizohen gjithmonë nga një qeveri teknike që krijohet 100 ditë para zgjedhjeve.
Por, aktualisht ka debate mes partive politike, për ta shfuqizuar krijimin e një qeverie teknike para zgjedhjeve.
I pyetur lidhur me Ballkanin e Hapur, kryetari i Kuvendit tha se është vazhdim i procesit të Berlinit, por mungesa dhe skepticizmi i tre shteteve e bën atë jo të plotë.
Ai u shpreh se çështja e përfshirjes së Kosovës në këtë proces, varet edhe nga bisedimet me Serbinë.
“Ky proces nuk do të jetë i plotë nëse nuk janë të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor të kyçur në atë proces”, tha ai.
Lidhur me veton Bullgare që ka bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, Xhaferi beson se këto dy shtete do të ecin së bashku, pavarësisht rrethanave pasi kjo është pjesë e një strategjie të BE-së që ka ndarë tre çifte shtetesh që duan të integrohen.
“Çështja e pakos RMV-Shqipëri nuk është çështje që varët nga vendimi i veto-s, është strategji e aktiviteteve të institucioneve të unionit europian”, u shpreh ai.
Sa i përket fuqisë vendimmarrëse të shqiptarëve në shtet, Xhaferi vlerëson se situata aktuale është shumë e volitshme për palën shqiptare pasi edhe në Qeveri por edhe me mandate deputetësh kanë shumë më shumë numra.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq