Meta thotë se do garojë në zgjedhjet lokale

28 Janar 2022 | 11:11

Presidenti Ilir Meta la të kuptohej se do të jetë pjesë e jetës aktive politike sapo të mbarojë mandati i tij si president i vendit, që është 24 korriku i këtij viti, nëse Kushtetuesja nuk e shkarkon nga detyra.

I pyetur nga mediat nëse është i përfshirë në zgjedhjet të pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars, kreu i shtetit e përjashtoi këtë mundësi, por shtoi se do të jetë pjesë e garës më të afërt zgjedhore, që është ajo e zgjedhjeve lokale të 2023.

“Shoh një dëshirë të madhe për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur në gara të mëparshme. Siç do të marrë fund koha e gallatës me financat dhe borxhet që merret në kurriz të Shqipërisë. Kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa filluar. Unë do të marrë pjesë në gara në emër të popullit të dy marsit dhe i bëj thirrje të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili më e largëta do të jetë në një vit. Koalicionit bravo-brava, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, natyrisht do t’i recitoj një poezi që e ka bërë shefi i këtij koalicioni”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Meta: Niveli i borxhit publik rrezikon krizë serioze

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026