Voltana Ademi sqaron pse u tërhoq nga gara për bashkinë Shkodër

29 Janar 2022 | 18:40

Voltana Ademi ka konfirmuar tërheqjen nga gara për kryetare e Bashkisë Shkodër teksa ka argumentuar përmes një postimi të gjatë në Facebook vendimin e marrë.

Ademi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe, që sipas saj ka marrë në procesin e propozimit të kandidaturave për kryetar bashkie për zgjedhjet e 6 marsit, ku siç thekson ka qenë ndër më të votuarat.

Sipas saj, arsyeja e tërheqjes nga gara është se funksioni që ka mbajtur prej 7 vjetësh në krye të bashkisë së Shkodrës e bën që të futet në avantazh në këtë garë në krahasim me kandidatët e tjerë.

“Unë jam kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës. Për shkak të këtij pozicioni, të pozicioneve të mëparshme publike që më janë besuar por edhe për shkak të angazhimit tim dhjetëra vjeçar në Partinë Demokratike, kam vendosur të mos marr pjesë në “primaret” që do të zhvillohen me 30 janar 2022 për përcaktimin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër. Gjykoj se futem në garë me një avantazh përballë të gjithë kolegëve të tjerë, për arsyet që përmenda më sipër”, shkruan ademi në faqen e vet në Facebook.

Së fundmi Voltana Ademi ishte pozicionuar pranë lëvizjes së ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Komisioni i Rithemelimit shpalli sot 6 pretendentët për kandidatë për kryetar të bashkisë Shkodër.

Alfred Kosobashi, Arben Maliqi, Astrit Bushati, Bardh Spahia, Irena Shestani Shala, Irma Kopliku Alushi do të votohen të dielën nga anëtarësia, nga do të dalë edhe kandidati që do të përfaqësohet në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026