Shqipëria e fundit në Europë për rrogën minimale

31 Janar 2022 | 13:25

Shqipëria e fundit në Europë për rrogën minimale. Me pagën minimale 30 mijë lekë, vendi ynë nuk kalon asnjë prej 48 shteteve të tjerë europiane.

Edhe pse në vitin 2021, paga minimale u rrit me 30 euro, vlera e re nuk tejkalon asnjë shtet tjetër.

Në raport me shtetin kryesues, Luksemburgun, paga minimale në Shqipëri është 9 herë më e ulët dhe në raport me mesataren e Bashkimit Europian, 4 herë.

Më shumë se 25 % e punonjësve në Shqipëri paguhen me rrogë minimale, e cila vlen shumë më pak, nëse llogaritet edhe pjesa e shpenzimeve.

Në matjet e Eurostat, familjet shqiptare kanë peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë, një tregues ky që flet për varfërinë në vend.

Qeveria do të rrisë sërish pagën minimale këtë vit, ndërsa premton që deri në vitin 2025 ta cojë 40 mijë lekë ose 330 euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026