Bindja Demokratike thirrje qytetarëve të votojnë opozitën më 6 mars
Partia Bindja Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kandidatët e opozitës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
Partia e drejtuar nga Astrit Patozi do të qëndrojë asnjanëse në raport me kandidatët e opozitës. Për të rëndësi ka që të votohet një kandidat opozitar, pavarësisht cilës parti i përket.
Megjithatë, mospasja e një kandidati të përbashkët përballë qeverisë e dëmton opozitën, sipas Bindjes Demokratike.
Bindja Demokratike nuk përmendi nëse do të bëjë koalicion me ndonjë parti, apo nëse do të kandidojë e vetme.
Por në deklaratë thuhet se “Në kushtet e krijuara çdo kandidaturë e re nga radhët e opozitës vetëm se do ta rëndonte edhe më tepër pozitën e saj në raport me maxhorancën dhe do të zbehte edhe më shumë shanset për fitore”.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen më 6 mars, në 6 bashki të vendit.
Partia Demokratike është “e ndarë në dysh në këto zgjedhje”, pasi PD e Berishës do të paraqesë 6 kandidatë të ndryshëm nga ata të PD-së zyrtare.
Sali Berisha deklaroi sot se 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit do të kandidojnë në koalicion me LSI-në.
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
Mirela Kumbaro: Llixhat e Bënjës nuk janë tharë, boshatisja e vaskave pjesë e testimeve të projektit
- 14:19 Lavrov kundërshton Rubion: Putini dhe Trumpi arritën një mirëkuptim në Alaska për paqen në Ukrainë
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK