Betonierët lëvizin lirshëm në Tiranë një muaj pas urdhrit të Bashkisë

1 Shkurt 2022 | 09:26

Ka kaluar një muaj që prej vendimit të Bashkisë së Tiranës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët e kryeqytetit, por ky vëzhgim tregon se urdhri nuk zbatohet.

Sipas vendimit betonierët dhe autopompat nuk duhet të lëvizin brenda Unazës se Vogël dhe të Mesme të Tiranës prej orës 7:00-20:00, por çfarë ndodh gjatë këtij orari?

Në mes të ditës ky mjet i tonazhit të rëndë del nga ky kantier ndërtimi pranë stadiumit “Air Albania”.

I pa shqetësuar nga ndonjë patrullë policie drejtuesi i këtij mjeti vijon rrugën dhe hyn në unazë.

Në një tjetër zonë kamera jone ka fiksuar këtë betoniere që lëviz lirshëm ne mes të ditës në rrugën “Jordan Misja”.

Këtë pamje e ndesh edhe në rrugë të tjera të Tiranës, ndërsa qytetarë të shumtë e kanë përcjellë këtë shqetësim ne redaksinë tonë  duke dërguar foto të mjeteve që thyejnë vendimin e bashkisë.

Vendimi që nga bashkia u prezantua si i vështirë por i domosdoshëm për të shmangur trafikun në Tirane duket se nuk zbatohet për të gjithë njësoj, ose zbatohet në mënyrë preferenciale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022