Karantina shton dhunën ndaj grave, Iris Luarasi: Shifrat janë dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar
Dhuna është një fenomen që vazhdon prej vitesh në vendin tonë. Por kjo përiudhë karantine i ka shtuar edhe më shumë rastet. Në pamundësi për të dalë, shumë grave u është dashur të jetojnë me dhunuesin, e të mos tregojnë për dhunën që ushtrohet ndaj tyre, e gjitha kjo nga frika se nuk janë të zonja t’ia dalin në jetë.
Për këtë fenomen shqetësues në “Ilva Now” ishte e ftuar pedagogia dhe përfaqësuesja e Qendrës Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi. Ajo tha se izolimi ka dyfishuar dhunën në familjen shqiptare, ndërsa theksoi se kjo faktohet nga numri i telefonatave të regjistruara tek kjo qendër.
“Në fakt, studimet e mëparshme të krizave dhe emergjencave natyrore, që kanë ndodhur në botë më përpara kanë treguar se gjithmonë rritet dhuna, por veçanërisht statistikat që kemi pasur e kanë vërtetuar më së miri këtë pjesë, sepse na është rritur numri i telefonatave. Kemi bërë krahasimet mes numrit e telefonatave që kemi marrë një vit më parë, gjatë marsit dhe prillit. Është dyfishuar numri. Në prill të këtij viti kemi marrë dyfish telefonata që kemi marrë në prillin e 2019”, tha ajo.
Pedagogia tha se një favor në këtë situatë ka qenë edhe funksionimi i gjykatave, të cilat kanë dhënë urdhra mbrojtjeje për gratë e dhunuara, pavarësisht situatës së krijuar nga COVID-19. Znj. Luarasi u shpreh se telefonatat më të shumta kanë ardhur nga qyteti i Tiranës. Më tej ajo shpjegoi edhe asistencën që jep organizata e saj për gratë e dhunuara.
“Gjykata në fakt nuk është mbyllur, përjashto një javë, për dhënien e urdhrit të mbrojtjes. Stafi mundohet të bëjë një identifikim të nevojave nëse gruaja ka arsye për t’u larguar nga banesa. Kemi bashkëpunuar me policinë, por edhe me mekanizmat e tjerë të pushtetit vendor, veçanërisht me bashkinë Tiranë, sepse telefonatat më të shumta kanë qenë në Tiranë”, shtoi ajo.
Mes tjerash, pedagogia theksoi se ajo që vihet re është ulja e rasteve të denoncimeve të dhunës në organet e Policisë së Shtetit. Kjo qasje sipas saj lidhet me frikën që kanë gratë për ta përballuar vetë jetesën e tyre. Ajo apeloi që gratë, të cilat bien pre e dhunës të telefonojnë në numrat pa pagesë 116 dhe 117.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtar është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara