Pasuritë e paluajtshme, a do të mbetet sërish Shqipëria një rast i përjashtuar?

4 Maj 2020 | 18:06

Masat kufizuese për COVID-19 kanë sjellë bllokim të aktivitetit tregtar në vend, duke sjellë efekt zinxhirë. Një nga sektorët e prekur është ajo e tregut të pasurive të paluajtshme, në qira dhe shit/blerje. 

Ilda Zaloshnja, sipërmarrëse në tregun e pasurive të paluajtshme thotë se, ashtu si qiramarrësit ashtu edhe qiradhënësit janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhi në të ardhmen. Ajo tha se ka pasur ri negocime për çmimin e qirave duke qenë se aktiviteti ka qenë i bllokuar dhe tani  që janë hapur nuk ka shitje. 

Dritan Ballgjini, ekspert në tregun e pasurive të paluajtshme thotë se çdo gjë ka ngrirë pasi njerëzit ndihen të pasigurt se çfarë i pret. Për këtë arsye, ai shprehet se po rritet stoku i ambienteve me qira si apartamente dhe biznese. Sa i takon shit/blerjeve të apartamenteve, z. Ballgjini thotë se prit ulje të çmimeve. “Si blerësit dhe shitësit për momentin janë ulur në llogoret e tyre dhe presin çfarë do të ndodhi. Patjetër që do të ketë ulje të çmimeve, nuk do të jetë kjo situatë”, tha ai. 

Por, Ilda Zaloshnja nuk mendon kështu. Sipas saj, Shqipëria është përjashtim nga të gjitha rregullat, pasi e ka treguar këtë gjë edhe në krizën e vitit 2010 dhe parashikon se në rast të zgjatjes së krizës më pak se 6 muaj nuk do të ketë lëvizje të çmimeve. 

“Gjatë krizës së vitit 2010 ndërkohë që në të gjithë botën çmimet ranë në mënyrë drastike, në Shqipëri nuk ndodhi një gjë e tillë. Prej atij viti vazhdoj e dëgjoj që do të ketë ulje të çmimeve por në fakt nuk ka qenë kështu. Çmimet janë rritur me 10-15% çdo vit”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021