78-vjeçarja e 5 Majit, mes rrënojave pa ujë, drita
“Ne kemi qëndruar në rrënoja, pa ujë pa drita. Vështirësi më të madhe nuk kam pasur në jetën time”. Kështu shprehet një prej banoreve të lagjes “5 Maji” në Tiranë, e cila po proteston para Kuvendit për shembjen e banesave.
78-vjeçarja tregon se nuk ka ardhur askush të interesohet për ta, të cilët kërkojnë strehim.
“Nuk ka ardhur askush të interesohet. Shteti duhet të marrë masa, u bëj thirrje parlamentarëve. Këta duan të shpërbejnë popullin e vetë, duke sjellë popuj të tjerë. Ky është një turp dhe skandal. Unë i bëj thirrje qeverisë dhe shtetit, të marrin hakun tonë”, shprehet ajo.
Mëngjesin e sotëm banorët e “5 Majit” dhe Laprakës në Tiranë po protestojnë para Kuvendit për shembjen e banesave.
Kjo është protesta e disatë që ata zhvillojnë, ku kërkojnë dëgjesë publike me Bashkinë e Tiranës dhe deputetët për problemet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus