Djokoviç takon Vuçiç: Dëbimi nga Australia, ngjarje fatkeqe

3 Shkurt 2022 | 19:03

Tenisti serb Novak Djokoviç e cilësoi një “ngjarje fatkeqe” burgimin dhe dëbimin e tij nga Australia, që i penguan pjesëmarrjen në turneun Australian Open.

Komentet e tij, sportisti i bëri gjatë një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij.

“Duke qenë se nuk kam folur publikisht lidhur me ngjarjet në Australi, dhe kjo është hera e parë që e bëj, kërkoj durimin tuaj sepse në 10 ditët e ardhshme do t’i drejtohem medias me më shumë detaje, me versionin tim të historisë dhe me gjithçka që ndodhi atje”, tha tenisti.

Por takimi i Djokoviç me presidentin autoritar Vuçiç shkaktoi kritika tek një pjesë e fansave të tij në vendin ballkanas, ku sportisti konsiderohet një ikonë dhe një hero.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026