4 destinacione të reja fluturimesh nga Kukësi

4 Shkurt 2022 | 12:14

Aeroportin e Kukësit kanë nisur kanë nisur sot fluturimet e kompanisë WizzAir drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Wizzair, është një ndër linjat më të mëdha ajrore Low Cost në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në Shqipëri ka bazën kryesore në Ballkan.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutivi i kompanisë, Joszef Varadi, i tha Euronews, se ka ndërmend të qëndrojë gjatë këtu.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në Shqipëri. Do të shtojmë numrin e avionëve dhe destinacioneve njëkohësisht . Do të kemi 8 avionë në tiranë që do të fluturojnë në 38 destinacione dhe d të shtojmë 4 destinacione nga Kukësi”, Joszef Varadi.

Të pranishëm në një ceremoni të organizuar për nisjen e këtyre fluturimeve në aeroportin e Kukësit ishin krerë të shtetit, përfshi kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se shumë shpejt do të shtohet dhe një linje e re me kosto të ulët nga Londra.

“Nga sot kompania është e vendosur edhe në Kukës dhe fillon me prenotimet për 4 destinacionet e para nga dy herë në javë, të cilat nga maji do të jenë destinacione të vijueshme, jo thjeshtë për sezonin”, tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport ka marrë vlerësimin e sigurisë dhe nga NATO.

“Ky është një aeroport rajonal i cili mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Ne ndërkohë ka qenë një rastësi e lumtur dje që kemi marrë një konfirmim për këtë aeroport. Aeroporti i Kukësit tashmë është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s. Kjo tregon edhe një herë që në këtë aeroport plotësohen të gjitha kushtet e sigurisë teknike dhe gjitha kërkesat e sigurisë të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe NATO”, tha Balluku.

Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.

Ky është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026