PD kundërshton regjistrimin e koalicionit Shtëpia e Lirisë

4 Shkurt 2022 | 13:13

Partia Demokratike kundërshton regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në KQZ për zgjedhjet e 6 marsit.

Përfaqësuesi ligjor, Marash Logu deklaroi në mbledhjen e sotme se kërkesa për regjistrim është dorëzuar jashtë afateve ligjore. Ai nënvizoi se pjesë e koalicionit nuk mund të jetë Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.

Më 1 shkurt Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën në zgjedhje e 6 marsit.

Në marrëveshja e nënshkruar mes Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit nënvizohet se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtues politik i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, ndërsa LSI do të jetë drejtuesja e koalicionit.

Koalicioni mes Komisionit të Rithemelimit, LSI dhe Nard Ndokës është quajtur një akt korruptiv nga Partia Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026