Thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj: Shifrat kanë rënë me 60 për qind
Kreu i Emergjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në “Ilva Now” se kanë rënë me 60 për qind numri i thirrjeve drejt numrit 127. Ai theksoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2300 thirrje drejt Urgjencës Kombëtare.
“ Me 127 ndodh e njëjta gjë. Është qetësuar gjendja e thirrjeve, por kuptohet se urgjenca është gjithmonë urgjencë. Po ta lidhim me situatën e Covid, jemi shumë më mirë se çishin në fillim të epidemisë për ne, si nga numri i pacientëve, si nga numri thirrjeve nga numrat e të sëmurëve e me radhë. Shifrat e telefonatave janë ulur. Nëse ne mbërritëm në kulmin dhe pikun e thirrjeve që ishte në mesin e marsit, që ishte 8300 thirrje, pothuajse qëndroi stacionare për një javë. Sot jemi me 2300 thirrje drejt 127, plus 400 thirrje drejt 0800 40 40. Është një ulje mbi 60 për qind”, tha ai.
Lidhur me pyetjen se a lë pasoja të rënda në shëndetin e pacientëve COVID-19, doktori u përgjigj: “Tani këto janë të gjitha hipoteza, nuk ka gjë të konfirmuar, sepse nuk janë mbushur dy apo tre muaj nga përiudha e cornavirusit, në Evropë po flasim. Për të folur për pasoja që mbeten duhet të flasim pas disa muajsh dhe vitesh, që te themi po kanë ngelur. Unë me sa kam vënë re, duke marrë edhe rastin tim personal, pashë dëmtimet në fazën e parë në mushkëri dhe përmirësimin dhe pashë rikuperimin e indit pulmonar pothuajse 100%. Pasojat ngelin që në momentin e parë dhe ato japin shenja nëse do të lënë pasoja të përhershme. Nuk mund të themi në këtë moment, sepse nuk ka publikime shkencore se virusi ka këto dëmtime në mushkëri”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:57 Liverpool arrin marrëveshjen me Jeremy Jacquet, mbrojtësi francez do t’u bashkohet “The Reds”
- 16:52 Zbardhet vendimi i plote Kushtetueses mbi çeshtjen e Veliajt: Gjykata e Lartë nuk ka dhënë përgjigje të arsyetuara