Oerd Bylykbashi zbulon ‘lojën e pisët’ të PS-së për të mbajtur në detyrë Dvoranin

5 Maj 2020 | 18:23

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi gjatë një interviste për “Ilva Now’, ka deklaruar se deri tani mazhoranca ka refuzuar propozimet e opozitës. Z. Bylykbashi tha se, opozita ka paraqitur propozime lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore, votimin elektronik, financimin e partive dhe Kolegjin Zgjedhor dhe deri tani nuk ka konsensus për asnjë prej këtyre çështjeve. Ai tha se Këshilli Politik kishte afat 15 marsin për përfundimin e reformës, por për shkak të të pandemisë procesin nuk është përmbyllur.

“Kemi bërë propozimin më të rëndësishëm më 9 mars që ka të bëjë me depolitizimin e administratës zgjedhore. Në përputhje të plotë të OSBE/ODIHR që KQZ të administroi përmes profesionistëve procesin zgjedhor. Kemi bërë propozim për votim elektronik, financimin e partive dhe Kolegjin Zgjedhor. Deri tani kemi refuzime dhe jo dakordësi për konsensus”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Z. Bylykbashi bërë një paralajmërim duke thënë se, “reforma zgjedhore nuk ka për të ngjarë me reformën në drejtësi”. Këtu ai iu referua rastit të shumë diskutuar të Ardian Dvoranit që vijon të ushtrojë detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë pavarësisht se i ka përfunduar mandati 6 vjet më parë,e arritur përmes manovrave nga ana e mazhorancës qeverisëse.

“Reforma zgjedhor nuk ka për të ngjatë me reformën në drejtësi. Ja ku jemi sot kur mbajnë një anëtar të Gjykatës së Lartë në thyerje të Kushtetutës me 6 vite më shumë se sa mandati kushtetues. Z. Dvorani i ka përfunduar mandati në vitin 2014, deri në vitin 2016 qëndroi mbi bazën e një dispozite. Në 2016 e ankuam në Gjykatë Kushtetuese dhe gjykata e gjeti antikushtetues nenin me të cilin qëndronte në detyrë. Kjo është produkte e asaj reforme”, tha z. Bylykbashi.

“Mazhoranca e mbajti peng vendimin e gjykatës duke mos e botuar në Fletoren Zyrtare, deri sa u miratuan ndryshimet e Kushtetutës, dhe vetëm më pas e nxorën vendimin për të pretenduar se ndryshimet e reja e bënin nul vendimin. Ky është vetëm produkt i një mënyre të qartë se si kushtetutshmëria nuk ishte e rëndësishme për reformën në drejtësi”, përfundoi ish-deputeti i PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021